Veseli diskuton me homologun francez për 62 milionë euro për trajtim të ujërave të zeza

7 Dhjetor 2016 - 19:28      

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është pritur në Asamblenë Nacionale të Francës nga homologu i tij Claude Bartolone, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

 

Kryetari i Asamblesë Nacionale të Francës, Claude Bartolone, sipas një komunikate për medie, i ka dhënë mbështetje të plotë institucioneve kosovare për punën që po bëjnë në përmbushjen e reformave për zhvillim ekonomik dhe reformim të sistemit të drejtësisë, si dhe në rrugën drejt integrimeve evropiane, transmeton Koha.net.

"Qytetarët e Kosovës janë në zemrat tona dhe vendi juaj do të ketë kujdes të veçantë nga Franca. Kosova duhet të vazhdojë rrugën e reformave të nevojshme, ndërsa shteti ynë do të ndihmojë dhe angazhohet edhe më shumë për integrimet evropiane të Kosovës dhe për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare", tha Bartolone.

Ai, po ashtu, theksoi se Franca është e interesuar të intensifikojë raportet me Kosovën në fushën e ekonomisë, arsimit dhe të kulturës.

Gjatë takimit të veçantë me Bartolone, Veseli tha se Kosova po vazhdon rrugën e saj drejt integrimeve evropiane dhe në rrafshin e brendshëm po bën reformat e nevojshme për zhvillim ekonomik.

Në këtë takim, Veseli foli për mundësitë që ka Kosova dhe ftoi investitorët francezë që të investojnë në Kosovë.

Veseli dhe Bartololone kanë diskutuar edhe për një marrëveshje prej 62 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza. Veseli theksoi se kjo marrëveshje shumë shpejt do të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...