Çfarë shet, me likuidim, Agjencia Kosovare e Privatizimit [video]

7 Dhjetor 2016 - 19:26      

Salla e kuqe është mbushur përplot me qytetarë të interesuar për të blerë asete të ndryshme që ishin vënë në shitje përmes likuidimit nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.

Në këtë listë të shitjes, AKP-ja ka vënë në shitje shitore dhe banesa.

Ka qenë i lartë numri i konkurrentëve që kanë synuar blerjen e secilit aset. Kjo e zgjati procesin e shitjes disa orë.

Drejtues të AKP-së kanë thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet që procesi i privatizimit të përshpejtohet nga viti i ardhshëm. Ata kanë garantuar se nuk do të vendoset për shitje asnjë aset që është i uzurpuar.

Deri tash, janë privatizuar mbi 700 ndërmarrje. Përmes likuidimit, janë shitur mbi 500 asete të ndryshme. Nga këto shitje, vlera e fondeve të mbledhura është 661 milionë euro.

Nga privatizimi, mbi 108 milionë euro u janë dhënë punëtorëve përmes 20%-it.


Çfarë shet, me likuidim, Agjencia Kosovare e... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...