Sivjet nga AKK u trajtuan 200 lëndë të korrupsionit [video]

7 Dhjetor 2016 - 19:22      

Agjencia Kundër Korrupsionit gjatë këtij viti ka trajtuar 200 lëndë të korrupsionit, raporton KTV.

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, para komisionit për Legjislacion, tha se në shumë raste kanë arritur ta parandalojnë korrupsionin.

Ai ka pohuar se për shumë prej këtyre lëndëve janë iniciuar edhe hetime, të cilat, sipas tij, janë dërguar te Prokuroritë e Kosovës.
Por megjithatë u përball edhe me kritika për punën e Agjencisë.

Shefi i AKK-së tha se kanë vendosur që para se të nisë hartimi i kallëzimeve penale, të ftohet prokurori për të parë nëse ka bazë për ngritjen ose jo të akuzave.

Havolli kërkoi nga deputetët që me ndryshime legjislative t’i jepet më shumë fuqi Agjencisë në çështjet e parandalimit dhe prokurimit, si dhe kërkoi përmirësimin e formuluarve të deklarimit të pasurisë.

Deputetët u pajtuan që në Kosovë ka korrupsion, por që në këtë luftë janë të domosdoshme dënimet efektive.

 


Sivjet nga AKK u trajtuan 200 lëndë të... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...