7 Dhjetor 2016 - 19:20
Kjo mungesë e ministres ka marrë kritika të ashpra nga kryetarja e këtij komisioni, Albulena Haxhiu.
Sipas saj, qasja e tillë përballë Kuvendit dhe Komisioneve parlamentare është e papranueshme, madje shqetësuese.
Edhe deputeti i AAK-së Pal Lekaj e ka quajtur papërgjegjësi totale ndaj qytetarëve veprimin e ministres, pasi sipas tij, ajo po refuzon të flasë para deputetëve, të cilët janë aty për të përfaqësuar qytetarët.
Kohavisoni ka provuar të marrë një përgjigje nga zyra për media e Ministrisë së Drejtësisë, për të parë se cila ka qenë agjenda e ministres dhe arsyeja e mosballafaqimit me deputetët, meqë ftesën e kishte nga data 1 dhjetor. Zyrtarët për media nuk janë lajmëruar fare.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...