Cili është reagimi i BE-së për rezultatet e PISA-s [video]

7 Dhjetor 2016 - 19:13      

Një ditë pas publikimit të rezultateve për arsim të programit PISA, ka reaguar zyra e BE-së në Kosovë, e cila ka bërë thirrje që të ndërmerren hapa konkretë në përmirësimin e kësaj gjendjeje, raporton KTV.

Ndërsa, presidenti Hashim Thaçi tha se rezultatet e PISA-s dhe mangësitë e identifikuara në sistemin arsimor të Kosovës duhet të merren me seriozitetin më të madh.

E kryeministri Mustafa, pasi ekzekutivi miratoi edhe planin strategjik për zhvillimin e arsimit 2017/2021, tha se kjo strategji duhet të përkrahet dhe shtoi se në këtë drejtim të mos mungojnë mjetet financiare, në mënyrë që të përmirësohet gjendja në arsim.

Ministri i Arsimit sërish ka përsëritur se rezultatet kanë qenë të pritura.

Ndërsa, Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme në Kuvend, për të diskutuar për rezultatet e PISA-s.

 


Cili është reagimi i BE-së për rezultatet e PISA-s by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...