Kujt nuk po i bëhet vonë për “rastin Dehari” [video]

7 Dhjetor 2016 - 19:10      

Më shumë se 30 minuta e kanë pritur anëtarët e komisionit nga opozita kryetaren e komisionit për të drejtat e njeriut dhe peticione dhe dy anëtaret nga PDK-ja, ku do të trajtohej peticioni i rreth 24 mijë qytetarëve që kërkuan drejtësi për Astrit Deharin, raporton KTV.

Kur ora kaloi 14: 30, në mbledhje erdhi kryetarja Lirie Kajtazi dhe dy anëtaret nga PDK-ja.

Kajtazi bëri të ditur se kryesia një ditë më herët e kishte shqyrtuar tashmë peticionin dhe është deklaruar për seancë të jashtëzakonshme më 13 dhjetor, por kjo datë nuk po u konvenon anëtarëve të komisionit.

Por, anëtarët nga opozita kanë kërkuar që seanca të mbahej këtë javë më së largu të premten.

Kryetarja e komisionit u tha atyre se pa 40 nënshkrime nuk mund të ketë seancë të jashtëzakonshme.

Nga PDK-ja u vu në pikëpyetje edhe validiteti i peticionit.

Por, në fund komisioni vendosi që t’i kërkojë kryesisë të koordinohet me komisionin për datën.
 


Kujt nuk po i bëhet vonë për “rastin Dehari” by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...