7 Dhjetor 2016 - 19:02
Rivitalizimi i urës ka nisur në muajt e verës, duke larguar kështu të ashtuquajturin Park i Paqes, i vendosur nga serbët pas largimit të barrikadës këtu.
Punimet në këtë mur kanë nisur para rreth një jave, por tek të mërkurën ka nisur zbulimi i tij.
Asamblistët shqiptarë të Komunës së Veriut janë shprehur të befasuar me murin, duke shtuar se nuk është diskutuar.
Kryetari i Mitrovicës veriore, Goran Rakiq, ka thënë për KTV-në se kjo është pjesë e projektit.
Por, në Prishtinë është mohuar se muri është pjesë e projektit, për të cilin palët janë marrë vesh në Bruksel.
Ministrja Edita Tahiri ka mbajtur takim urgjent për rastin, duke e cilësuar këtë si ndërtim pa leje, i cili do të rrënohet dhe që është veprim që destabilizon vendin.
“Kjo do të ndodhë së shpejti sapo të realizohen procedurat ligjore për ndërtime ilegale”, i ka thënë KTV-së ministrja Tahiri.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...