Atdhe Arifi e Egzon Haliti nga paraburgimi në arrest shtëpiak

7 Dhjetor 2016 - 17:55      

Gjykata e Apelit ka liruar nga paraburgimi dy aktivistët e Vetëvendosjes, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti, duke ua zëvendësuar masën me “arrest shtëpiak”.

Dy aktivistët po mbaheshin në paraburgim si të dyshuar për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës më 4 gusht.

Kjo është konfirmuar për koha.net nga avokati Tomë Gashi i cili thotë se të gjithë të aktivistët e Vetëvendosjes të dyshuar për këtë sulm janë të pafajshëm dhe se janë arrestuar vetëm për shkak të përkatësisë partiake.

“Gjykata e Apelit e ka aprovuar kërkesën e avokatëve edhe janë liruar në arrest shtëpiak. Me lirimin e Atdhe Arifit dhe Egzon Halitit nga paraburgimi, të cilët pa kurrfarë të drejte dhe arsye mbaheshin në paraburgim nga fillim gushti i këtij viti, për kinse sulmin terrorist, sipas autoriteteve të Prokurorisë, është sulmuar Kuvendi i Kosovës me granatahedhës, gjithmonë Prokuroria e ka ditur se nuk ka kurrfarë provash kundër tyre dhe masa e paraburgimit është ndërprerë nga dita e sotme. Faktikisht asnjëri prej të dyshuarve nuk gjendet më në paraburgim, kemi rast pothuajse të mbyllur dhe Prokuroria e ka ditur qysh prej fillimit se nuk ka kurrfarë provash për t’i akuzuar këta aktivistë të Vetëvendosjes. Ata janë arrestuar për shkak të përkatësisë partiake që e kanë pasur dhe e kanë, e jo për ndonjë arsye konkrete”, ka thënë Gashi për koha.net.

Edhe dy të dyshuarit tjerë Adea Batusha dhe Frashër Krasniqi janë arrest shtëpiak, ndërsa Petrit Ademi ka të caktuar masën e paraqitjes në Polici. Astrit Dehari, i dyshuari tjetër, që mbahej në paraburgim në Prizren, ka ndërruar jetë muajin e shkuar.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...