7 Dhjetor 2016 - 17:29
Gjatë takimit, u bisedua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes së Suedisë për Kosovën.
Mustafa vlerësoi lartë faktin se tashmë Suedia përfaqësohet me ambasador rezident në Kosovë, duke shprehur mirënjohjen e Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë.
“Suedia me përkrahjen e saj të shumanshme për qytetarët e Kosovës është shndërruar në një prej shteteve partnere shumë të rëndësishme në rrugën evropiane të Kosovës”, tha Mustafa.
Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Henrik Nilsson, theksoi përkushtimin e mëtejmë të Suedisë dhe vullnetin për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
Ambasadori Nilsson, po ashtu, vlerësoi të arritura e deritashme dhe perspektivën zhvillimore të Kosovës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...