Në KMSHK përfundon shkolla treditore për Etikën e gazetarisë

7 Dhjetor 2016 - 17:01      

Sot, në Prishtinë përfundoi shkolla treditore për etikën e gazetarisë për studentët dhe gazetarët e rinj organizuar nga Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, me mbështetje nga NED (National Endowment for Democracy), dhe Unicef në Kosovë, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Ioana Avadani, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për Gazetari të Pavarur në Rumani, prezantoi mbi privatësinë, dinjitetin, si dhe fëmijët si subjekte dhe burime në media, duke pasqyruar praktikat më të mira të vendeve europiane në këtë fushë.

Ndërkaq, Imer Mushkolaj, kryetar i Këshillit të Mediave të Kosovës informoi mbi 30 studentë të gazetarisë dhe gazetarë të rinj për luftën që Këshilli e bën kundër gjuhës së urrejtjes në media.

Merita Stublla Emini, eksperte ligjore e KMShK-së, foli për etikën dhe drejtësinë, kurse Vehbi Kajtazi, gazetar hulumtues dhe bashkëthemelues i Gazetës Insader, ligjëroi për etikën në gazetarinë hulumtuese.

Agron Bajrami, kryeredaktor i Kohës Ditore paraqiti përvojat e tij në temën se çka do të thotë të jesh gazetar sot, ndërsa Qerim Ondozi nga KMShK ligjëroi temën Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës në epokën e mediave online.

Zekirija Shabani, kryeredaktor në gazetënFjala i informoi gazetarët e rinj dhe studentët e gazetarisë për portalet midis etikës dhe shpejtësisë, kurse Besa Luci, kryeredaktore në Kosovo 2.0 debatoi me studentët për temën Etika në mediet bashkëkohore.

Ky është viti i tretë që KMShK organizon shkollën e etikës së gazetarisë me dy module në vit

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...