U diskutua zbatimi i rekomandimeve të Avokatit të Popullit për Komisionin për të Drejtat e Njeriut

7 Dhjetor 2016 - 16:39      

Në tryezën e sotme, të organizuar nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione i Kuvendit të Kosovës, të udhëhequr nga Lirije Kajtazi, u diskutua lidhur me zbatimin e rekomandimeve nga raporti i Avokatit të Popullit për vitin 2015.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, prezantoi çështjet të cilat lidhen me rekomandimet nga raporti i zyrës së Avokatit të Popullit. Sipas tij, në mesin e institucioneve shtetërore, përgjegjëse për zbatimin e këtyre rekomandimeve është Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht MPMS-ja, MD-ja, MASHT-ja, por edhe institucione të tjera, si: SHKK-ja, KGJK-ja, AKP-ja, Komuna e Mitrovicës Veriore dhe Komuna e Parteshit, transmeton Koha.net.

Përfaqësues të institucioneve, të pranishëm në këtë tryezë, dhanë sqarimet e tyre përkitazi me rekomandimet e dala nga raporti.
Avokati i Popullit vlerësoi se në të ardhmen, do të duhej që komisioni funksional të ftojë për raportim ministrat përkatës, për çështje që lidhen me fushëveprimtarinë e tyre. Po ashtu, Jashari, kërkoi nga anëtarët e komisionit që të ketë ndërveprim më të madh me Zyrën për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Në fund të takimit, Jashari vlerësoi se ka rritje të zbatimit të rekomandimeve, ndërsa arsye e ngecjes së zbatueshmërisë së disa të tjerave, në të shumtën e rasteve, sipas tij, është mos harmonizimi i duhur i legjislacionit, si dhe mosplanifikimi i duhur i kostos financiare.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...