Nënshkruhet Projektligji për Ndërmjetësim

7 Dhjetor 2016 - 16:31      

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, sot, ka nënshkruar Projektligjin për Ndërmjetësim. Ky projektligj paraqet njërin ndër angazhimet e drejtpërdrejta të Ministrisë së Drejtësisë, për krijimin dhe avancimin e infrastrukturës ligjore me qellim të ofrimit të shërbimeve në mënyrë sa më efikase për qytetarët tanë, njofton kumtesa ministrore.

Projektligji për Ndërmjetësimin, është edhe një iniciativë tjetër që dëshmon angazhimin e Ministrisë se Drejtësisë për reformimin e legjislacionit në vendin tonë.

Ndryshimet që sjellë Projektligji për Ndërmjetësimin do të ndikojnë pozitivisht në shfrytëzimin më të madh të kësaj metode jashtë gjyqësore të zgjidhjes së kontesteve si dhe do të ndikoj që Gjykatat të shkarkohen nga numri i madh i lëndëve. Përveç tjerash, me ndryshimet e reja do të ketë një harmonizim më të plotë të procedurave të ndërmjetësimit si dhe ndërlidhje institucionale me gjyqësorin. Prioritet i Ministrisë së Drejtësisë mbeten reformat në sistemin e drejtësisë në vend dhe Projektligji për Ndërmjetësimin është hapi i radhës drejt këtij reformimi.

Projektligji për Ndërmjetësim përmban gjithsejtë 28 nene, me 6 kapituj, ku ndër të tjera rregullon: parimet dhe procedurën e ndërmjetësimit, kushtet dhe regjistrimin e ndërmjetësuesit, të drejtat dhe detyrimet e palëve dhe ndërmjetësuesit, njohjen e ndërmjetësuesit të huaj si dhe dispozitat ndëshkimore.
Projektligji është në harmoni me legjislacionin përkatës të Bashkimit Evropian.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...