KDI i kërkon Qeverisë të sqarojë murin në pjesën veriore të Mitrovicës

7 Dhjetor 2016 - 16:26      

KDI shpreh shqetësimin e saj për devijimin e projektit të dakorduar për revitalizimin e Urës së Mitrovicës në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, me ndërtimin e një muri në anën veriore të Mitrovicës.

“Ura e Mitrovicës duhet të shërbejë për të bashkuar qytetarët të cilët jetojnë në të dy anët e saj, çfarëdo ndarje përfshirë ndërtimi i mureve ndarëse është i papranueshëm. Veprime të tilla po krijojnë konfuzion te qytetarët, po ngjallin ndjenjën e pasigurisë dhe të frikës si dhe po minojnë kredibilitetin e këtij procesi”, thuhet në komunikatë të KDI-së.

KDI i bën thirrje Qeverisë së Kosovës, në përputhje me obligimet që ka karshi qytetarëve, që të monitoroj nga afër zbatimin e marrëveshjeve të cilat dalin nga dialogu Kosovë- Serbi, të sqarojë sa më parë gjendjen e krijuar dhe të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që procesi i revitalizimit të urës së Mitrovicës të jetë në shërbim të lëvizjes së lirë të qytetarëve, mirëqenies së tyre, të bashkëjetesës ndëretnike dhe ofrimit të perspektivës për zhvillim të dy anëve të qytetit.

KDI kërkon nga Qeveria dhe Kuvendi që të jenë vigjilentë në procesin e dialogut Kosovë-Serbi duke garantuar që marrëveshjet e arritura dhe zbatimi i tyre të jenë në përputhje të plotë me kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...