FSK demolon mjete të pashpërthyera

7 Dhjetor 2016 - 16:21      

Forca e Sigurisë së Kosovës përkatësisht Kompania e Deminimit e Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Brigadës për Mbështetje Operacionale sot pas zhvillimit të një operacioni të përbashkët me njësinë e EOD-së (Mjeteve Eksploduese të Pashpërthyera) së KFOR-it amerikan dhe Policinë e Kosovës, kanë asgjësuar disa mjete të pa shpërthyera në Poligonin e Policisë së Kosovës në Sllatinë.

Njësia e deminimit të FSK-së me këtë operacion ka përfunduar me sukses sezonin veror të deminimit në pastrimin e fushave të minuara sipas planit të veprimit për vitin 2016.

Pjesëtarët e Kompanisë së Deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë vitit 2016 kanë qenë të angazhuar në pastrimin e terreneve të minuara në: Hapësirat e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, Seqishtë të Hani i Elezit, Zagrmle të Pejës dhe Hoqë të Prizrenit.

Gjatë viti 2016 nga njësia e deminimit janë pastruar 245.600 metra katrorë, ku janë zbuluar 411mjete të pashpërthyera, të cilat më pastaj i kanë asgjësuar.

Pjesëtarët e Kompanisë së Deminimit duke u bazuar në misionin dhe detyrën e tyre, janë të gatshëm për të intervenuar 24 orë në ditë dhe shtatë ditë në javë. Vetëm gjatë këtij viti kanë kjo njësi ka pranuar 272 thirrje telefonike për intervenim, ku pjesëtarët e kësaj kompanie kanë gjetur dhe asgjësuar mjete të ndryshme të pashpërthyera.

Kompania e Deminimit pas përfundimit të sezonit veror, do të angazhohet në zbatimin e planit të paraparë për sezonin dimëror, e që është realizimi i trajnimeve të ndryshme profesionale për pjesëtarët e kësaj kompanie dhe aksioni vullnetar i mbajtjes së ligjëratave në shkolla fillore dhe të mesme, për vetëdijesimin e nxënëseve nga minat dhe mjetet tjera të pashpërthyera si dhe mjetet piroteknike.

Pas përfundimit të luftës 1999-2016 nga pjesëtarët e Kompanisë së Deminimit të FSK-së janë pastruar afër 50 milionë metra katror dhe janë asgjësuar 87.869 mjete eksplozive në terrene të ndryshme të territorit të Kosovës. Falë punës profesionale, eksperiencës dhe disiplinës, qe nga viti 1999 e deri më sot pjesëtarët e njësisë së deminimit nuk kanë pasur asnjë incident.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...