Qeveria ndihmon financiarisht shërimin e deputetit Bardhyl Meta

7 Dhjetor 2016 - 15:46      

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotshme ka ndarë 34 mijë e 204 euro për mbulimin e shpenzimeve për shërim të deputetit Bardhyl Meta.

Zëvendëskryeministri i parë, Hajredin Kuçi tha se Zyra e Kryeministrit ka marrë një kërkesë nga deputeti Bardhyl Meta, i cili është për shërim jashtë vendit, në Gjermani, dhe i cili ka nevojë për mbulimin e shpenzimeve në shumën prej 34 mijë e 204 euro, transmeton Koha.net.

"Në koordinim të plotë edhe me kryeministrin dhe me ministrin e Financave jemi pajtuar që të ndajmë këtë shumë.

Kryeministri Mustafa lidhur me ndarjen e këtyre mjeteve financiare tha se për deputetin Meta, Ministria e Shëndetësisë e ka ndarë një shumë. Ai ju ka nënshtruar një operacioni dhe duhen edhe mjete tjera për arsye se ato nuk kanë qenë të mjaftueshme. Për këtë arsye ne tani e kemi marrë kërkesën, meqenëse është fjala për një deputet, që ta japim edhe kontributin tonë si Qeveri", thuhet në komunikimin e Qeverisë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...