Kosova përafron edhe një ligj me praktikat e BE-së

7 Dhjetor 2016 - 15:15      

Prishtinë, 7 dhjetor - Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotshme ka miratuar Projektligjin për krijimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës.

Me këtë Projektligj mundësohet krijimi, mbledhja si dhe shkëmbimi i informacioneve të centralizuara me vendet e tjera sipas praktikave të Bashkimit Evropian, transmeton Koha.net.

Bëhet kështu përcaktimi i qartë i përgjegjësive të strukturave qeverisëse të Kosovës si dhe i kompetencave për krijimin, grumbullimin dhe shkëmbimin e informacioneve gjeohapësinore në Republikën e Kosovës.

Sipas komunikatës për medie, Qeveria sot ka miratuar edhe Projektligjin për Ndërmjetësim, i cili rregullon parimet dhe procedurën e ndërmjetësimit, kushtet dhe regjistrimin e ndërmjetësuesit, të drejtat dhe detyrimet e palëve dhe ndërmjetësuesit, njohjen e ndërmjetësuesit të huaj si dhe dispozitat ndëshkimore.

Ndër të tjera Qeveri ka miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga ndërtimi i Rrugës Lidhëse me Rrugën Nacionale N9 Prishtinë-Pejë, Zona Kadastrale Kijevë, Komuna e Malishevës.

Aprovimin e Qeverisë e mori edhe nisma për negocimin e “Marrëveshjes për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe kapitalin” ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Dukatës së Madhe të Luksemburgut.

Kryeministri Isa Mustafa, gjatë mbledhjes, ka folur për rishpërndarjen e mjeteve që po teprojnë të cilat nuk mund të shpenzohen nëpër ministritë përkatëse dhe nëpër komuna.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...