Ministrja Hoxha prapë nuk shkon në Komisionin për Legjislacion

7 Dhjetor 2016 - 15:01      

Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha as kësaj radhe nuk iu ka përgjigjur ftesës për një dëgjim publik para anëtarë të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrje të Agjencisë kundër Korrupsionit.

Këtë veprim të ministres e ka kritikuar kryetarja e këtij Komisioni Albulena Haxhiu e cila e ka vlerësuar si mos përgjegjësi ndaj Kuvendit për të marrë pjesë në këtë mbledhje e cila ishte e ftuar që nga 1 dhjetor.

Në dëgjimin publik i cili po mbahet në kuadër të Javës Kundërkorrupsionit deputetët Armend Zemaj, Selvije Halimi, Pal Lekaj, etj kanë thënë se Kosova që nga shpallja e pavarësisë se nuk ka bërë asgjë për ta luftuar korrupsionin.

Drejtori i Agjencisë Kundërkorrupsionit Shaip Havolli tha se agjencia aktualisht i ka 150 raste të konfliktit të interesit.

Ndërsa Betim Musliu nga Instituti për Drejtësi tha se ligjet e Kosovës janë të mjaftueshme për luftimin e korrupsionit, por ai shtoi se në gjykatat e Kosovës ka lëndë gjyqësore për korrupsion që nga viti 2002.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...