7 Dhjetor 2016 - 14:28
“Kryetarët e komunave kanë bërë punë të shkëlqyeshme në përkrahjen e këtyre komunave. Rezultat janë evidente, ne kemi një seri rezultate të dukshme në luftimin e ekstremizmit. Dhe unë do të theksoj se do bëjmë shumë më shumë në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore, luftimin me lëndë narkotike, sidomos në shkollat tona, që janë kryesisht nxënës të moshës 16-18 vjeç, moshë kjo që targetohet për lënde narkotike”, ka thënë ministri Skënder Hyseni.
Ministri Hyseni theksoi se luftimi i dukurive është obligim i gjithsecilit dhe si shoqëri e kemi për obligim që të angazhohemi në parandalimin e këtyre dukurive negative.
Ministri Hyseni vuri në dukje se Policia e Kosovës edhe pse bënë punë të shkëlqyer, zakonisht në 90 % të rasteve ajo merret me pasojat. Ai tha se tha se kur kemi të bëjmë me viktima të abuzimit seksual, abuzues së lëndëve narkotike, roli i parandalimit është thelbësor.
“Në shkollë, familje, xhami, kishë, të mos kursehemi të ngrisim zërin dhe në këtë forume, lokale të sigurisë. Sot po ashtu po e lansojmë Strategjinë Nacionale për organizimin e Këshillave në Bashkësi dhe forumeve të tjera”, tha Hyseni.
Ndërsa Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, z. JanBraathu, vlerësoi punën e mirë që po bëjë Këshillat Komunale për Siguri në Bashkësi dhe se OSBE-ja është krenare që përkrahë projekte të tilla të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Ai tha se e gjithë shoqëria edhe ne Evropë është e kërcënuar nga ekstremizmi, por ne duhet bashkërisht që të flasim dhe të angazhohemi që të kemi sukses në luftimin e kësaj dukurie. Braathu e vlerësoi Policinë e Kosovës, duke thënë se është ndër më të mirat në rajon dhe OSBE-ja është krenare që është një ndër themeluesit e saj.
Në këtë konferencë kanë folur edhe anëtarët e Këshillave Komunale për Siguri në bashkësi, të cilët e kanë paraqitur gjendjen reale në komunat e tyre. Po ashtu në këtë takim për herë të parë kanë marrë pjesë edhe koordinatoret e KKSB-ve nga komunat e veriut.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...