Nga amnistia në Shqipëri përfitojnë rreth 4 mijë të burgosur

7 Dhjetor 2016 - 14:14      

Tiranë, 7 dhjetor - Këshilli i Ministrave miratoi të mërkurën amnistinë e propozuar nga Ministria e Drejtësisë për të burgosurit, nga e cila përfitojnë rreth 1000 të dënuar, ndërsa 3000 të tjerë përfitojnë ulje dënimi.

Sipas vendimit, amnistohen personat e dënuar me vendim të formës së prerë, me burgim deri në 2 vjet për dënime të dhëna deri më 31 dhjetor, si dhe ata të dënuar që u ka mbetur pa vuajtur nga dënimi deri në 2 vjet.

Gratë e dënuara “në” ose “mbi” moshën 55 vjeç përfitojnë gjithashtu nga kjo amnisti. Po ashtu, të dënuarit meshkuj 60 vjeç ose nën këtë moshë; 18-vjeçarët që kanë kryer vepra të lehta penale, si dhe të dënuarit me dëmtime të përhershme fizike ose sëmundje të rënda, të pashërueshme.
Drafti përjashton ata që kanë kryer vepra të rënda penale, si vrasje, pengmarrje, vepra me qëllime terroriste, falsifikime, apo ata që janë dënuar për vepra kundër moralit, familjes, fëmijëve, për krim të organizuar dhe banda kriminale.

Nuk përfitojnë as ata që kanë kryer krime seksuale, vepra penale kundër drejtësisë, kundër autoritetit të shtetit etj. Një tjetër kategori që nuk preket nga amnistia është dhe për ata që janë dënuar për vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve.

Nuk përfitojnë nga kjo amnisti edhe personat që i janë shmangur drejtësisë, si dhe ata që janë dënuar, por ekzekutimi i dënimit është pezulluar me kusht nga gjykata. Përfitues nuk janë as përsëritësit e së njëjtës vepër penale.

Vendimi parashikon gjithashtu pushimin e çështjeve penale, ende nën hetim ose në proces shqyrtimi, nga gjykatat, si dhe për kallëzimet që ndodhen në këto organe, pavarësisht nga data e regjistrimit të tyre, për veprat penale të kryera deri më 30 nëntor 2016, për të cilat Kodi Penal parashikon një dënim me burgim, maksimumi deri në 2 vjet, ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...