7 Dhjetor 2016 - 13:44
“Në tre vitet e fundit kam folur shpesh për rritjen e borxhit publik. Qeveria ka marrë shumë borxhe për arsye të papërligjura. Deri më sot asnjëherë nuk është bërë e ditur, se ku kanë shkuar afro 1 miliard e gjysmë euro që janë marrë hua.
Kryesisht janë kthyer në zyra, mobilje, tapiceri, pllaka, fasada, stadiume, pishina, kulla dhe luks primitiv. Secili prej nesh sot paguan me shumë borxh se tre vjet më parë. Nëse ne vitin 2013 çdo shqiptar e kishte pjesën e vet të borxhit 2148 euro, sot e ka 2630 euro.
Kjo do të thotë se në tre vjet secilit i është rritur borxhi me 482 euro. Natyrisht rritja e pagave dhe pensioneve nuk është 482 euro për frymë. Ky është bilanci ekonomik i Rilindjes. Me para borxh blejmë manikyrin para sapunit. Edhe një fëmijë që lind sot duhet te paguajë 482 euro për manikyrin e Rilindjes”, shkruan Blushi.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...