Meta-Hahn: Suksesi i reformës në drejtësi prodhon lajme të mira për Ballkanin

7 Dhjetor 2016 - 13:17      

Suksesi i reformës së drejtësisë dhe ligjit të dekriminalizimit në Shqipëri do të prodhojë lajme të mira për gjithë rajonin e Ballkanit, i cili ka nevojë për momente pozitive. Kështu është shprehur eurokomisioneri për zgjerimin Johannes Hahn, gjatë takimit me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, raporton TCH.

Hahn tha se Shqipëria ka shënuar progres në përmbushjen e prioriteteve duke falënderuar kreun e Kuvendit Meta për mbështetjen e vazhdueshme gjatë miratimit konsensual në Kuvend, dhe në fazën e zbatimit me sukses të reformës në sistemin e drejtësisë, e cila është kyçe për integrimin evropian të vendit.

Z. Meta nga ana e tij shprehu mirënjohjen për Hahn për punën e Komisionit Europian në hartimin e progres-raportit të fundit për Shqipërinë dhe rekomandimin pozitiv në mbështetje të hapjes së negociatave për anëtarësim. “Shqipëria shpreson që edhe Këshilli të ndajë të njëjtin opinion me Komisionin, gjatë mbledhjes së tij të ardhshme gjatë këtij muaji", u shpreh z. Meta.

Bashkëbiseduesit u ndalën edhe në situatën në rajon ku theksuar se Ballkani ka nevojë për forcim të stabilitetit, ndërlidhjes dhe sigurisë. Në këtë kontekst marrëdhëniet solide të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal duhet të shkojnë vetëm drejt forcimit dhe intensifikimit, me të gjithë fqinjët dhe vendet e tjera të rajonit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...