7 Dhjetor 2016 - 12:16
Ky publikim me të dhënat që ofron, synon të paraqesë disa nga treguesit ekonomikë sipas strukturës së veprimtarive ekonomike, transmeton Koha.net.
Nga të dhënat e dala në këtë publikim, rezulton se sipas sektorëve ekonomikë numri më i madh i ndërmarrjeve i takon: tregtisë me 16 920 ndërmarrje, ose shprehur në përqindje (50.6%); industrisë përpunuese me 4 528 ndërmarrje (13.5%); akomodimit dhe aktiviteteve të shërbimeve me ushqim me 3 713 ndërmarrje (11.1%); shërbimeve biznesore dhe shërbimeve të tjera me 3 201 ndërmarrje (9.6%); ndërtimtarisë me 2 629 ndërmarrje (7.9%); transportit dhe magazinimit me 1 219 ndërmarrje (3.6%); informacionit dhe komunikimit me 881 ndërmarrje (2.6%); industrisë nxjerrëse 165 ndërmarrje (0.5%); furnizimit me ujë, kanalizim, menaxhim mbeturinash dhe aktivitete të revitalizimit të tokës me 150 ndërmarrje (0.4%); si dhe furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 59 ndërmarrje (0.2%).
Ndërsa, sa i përket numrit të të punësuarve dhe të vetëpunësuarve ( përfshirë pronarët e bizneseve individuale), për sektorët ekonomikë, që ishin pjesë e hulumtimit, arrin shifrën në 155 135, prej te cilëve: sektori i tregtisë përbën rreth 55 768 të punësuar, ose shprehur në përqindje (35.9%); industria përpunuese 23 651 të punësuar (15.2%); shërbimet biznesore 17 100 të punësuar (11%); ndërtimtaria 15 354 të punësuar (9.9%); akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim 12 965 të punësuar (8.4%); furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar 8 045 të punësuar (5.2%); informimi dhe komunikimi 8 019 të punësuar (5.2%); si dhe sektorët e tjerë kanë më pak se 5% të punësuar.
Karakteristikë tjetër është edhe qarkullimi i realizuar nga ndërmarrjet, ku dominon: tregtia me një pjesëmarrje prej 56.0%; industria përpunuese 12.1%; ndërtimtaria 10.1%; kurse sektorët e tjerë të veprimtarive ekonomike rezultojnë me një përqindje më të vogël të qarkullimit.
Ndërkaq, treguesi i pagës mesatare mujore, që sillet rreth 354 euro, në aktivitetet e përfshira në anketë, e që është një tregues i përafërt me realitetin tonë.
Për më shumë informata rreth rezultateve të Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve 2015, vizitoni:
http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/anketa-strukturore-e-ndermarrjeve
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...