Përfundon manifestimi “Ditët e kulturës shqiptare” në Londër

7 Dhjetor 2016 - 12:00      

Në kuadër të vizitave të tij me rastin e 28 Nëntorit, ministri i Diasporës, z.Valon Murati vizitoi edhe bashkatdhetarët tanë në Londër ku, në kuadër të projektit të Ministrisë së Diasporës “Ditët e kulturës shqiptare në diasporë”, u zhvilluan aktivitete të ndryshme kulturore: shfaqja e tre filmave të metrazhit të shkurtër: “117”, “Shok” dhe “Kanarinat e dinë”; shfaqja teatrale “Sikur kjo të ishte shfaqje”; koncerti i këngëtares Elina Duni dhe ekspozita e fotografit të njohur shqiptar, Fadil Berisha, me titull “AlbanianBeauty”.

Këto aktivitete u përcollën nga një numër i madh i bashkatdhetarëve tanë, të cilët u shprehën në mënyrë shumë pozitive për këtë projekt të ministrisë, transmeton Koha.net.

Ministri Murati, gjatë qëndrimit në Londër vizitoi edhe disa biznese të suksesshme të diasporës sonë si “QueensArms”, “FocusGroup” dhe “MyPlace”, me të cilët bisedoi për sfidat që kanë në aktivitetet e tyre dhe mundësitë e bashkëpunimit të tyre me atdheun.

Gjithashtu, z.Murati, në Londër vizitoi shkollat shqipe “Ardhmëria” dhe “Kosova”, dhe u takua me drejtuesit e tyre, mësueset si dhe e përcolli nga afër rrjedhën e një pjese të procesit mësimor. Në këto takime, ministri bisedoi edhe për sfidat e shumta të mësimit shqip në diasporë. U trajtuan çështjet në të cilat është duke u punuar së bashku edhe me shtetin shqiptar, sidomos në fushën e kurikulave të përbashkëta, standardeve të mësimdhënies dhe licencimit të mësuesve dhe nxënësve. Ai i njoftoi ata që shumë shpejt do t’u dërgojë edhe një sasi librash dhe mjetesh shkollore për t’i konsoliduar këto shkolla me mjetet pedagogjike. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...