Një delegacion nga Kosova në Javën e CEFTA-së në Podgoricë

7 Dhjetor 2016 - 11:57      

Një delegacion nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, i kryesuar nga zv. ministri Avni Kastrati, dhe i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Podgoricë, Skender Durmishi, po marrin pjesë në Javën e Marrëveshjes për Tregti të Lirë në mes të vendeve të Evropës Qendrore (CEFTA) në Podgoricë.

Pjesëmarrës nga Kosova, përveç zyrtarëve nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, janë edhe përfaqësuesit nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Dogana.

Në këtë konferencë do të prezantohet Raporti për implementimin e Marrëveshjes për Tregti të Lirë në mes të vendeve të Evropës Qendrore (CEFTA), po ashtu do të debatohet mbi adresimin e sfidave, përfitimeve dhe zhvillimeve të ardhshme në CEFTA.

Objektivat kryesore të kësaj marrëveshje janë eliminimi i barrierave tregtare, nxitja e investimeve dhe mbi të gjitha lehtësimi i tregtisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...