Thaçi: Bashkëpunimi me Jordaninë të shtrihet në të gjitha nivelet e sigurisë

7 Dhjetor 2016 - 11:52      

Prishtinë, 7 dhjetor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot ministrin e Punëve të Brendshme të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Salameh Hammad.

Në këtë takim është folur për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve në fushën e sigurisë dhe për mundësinë e intensifikimit të shkëmbimit të përvojave në këtë sektor, transmeton Koha.net.

Presidenti Thaçi ka theksuar se dy shtetet ndajnë vlerat e njëjta, por edhe rreziqet, të cilat janë të ndërlidhura me kërcënimet të grupeve terroriste.

“Rreziqet e juaja janë rreziqet tona. Prandaj, bashkëpunimin tonë duhet ta shtrijmë në të gjitha nivelet e sigurisë”, ka theksuar presidenti.

Nga ana tjetër, ministri i Punëve të Brendshme i Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Salameh Hammad, ka përcjellë përshëndetjet e Lartmadhërisë së Tij, mbretit Abdullah II.

Ai ka thënë se marrëdhëniet e mira ndërmjet mbretit Abudallah dhe presidentit Thaçi po reflektohen në marrëdhënie të mira ndërmjet dy shteteve në të gjitha nivelet institucionale.

Ministri Hammad ka theksuar se nga vizita në Kosovë kanë dalë shumë propozime konkrete për bashkëpunim ndërmjet të gjitha organeve të sigurisë.

Presidenti Thaçi ka falënderuar Jordaninë për mbështeten që i ka dhënë Kosovës në procesin e njohjes dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Ministri Hammad, në emër të mbretit Abudallah II, ka ftuar presidentin Thaçi që ta vizitojë Jordaninë në fillim të vitit të ardhshëm. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...