Bujqësia konsiderohet perspektivë e Kosovës, megjithatë mbetet e pazhvilluar

7 Dhjetor 2016 - 11:48      

Korporata Financiare Ndërkombëtare anëtare e Grupit të Bankës Botërore dhe Agjensioni për Financim në Kosovë (AFK) organizuan hapjen e ceremonisë “Avancimi i kreditimit të bujqësisë në Kosovë me praktikat më të mira globale Partneriteti AFK dhe IFC”.

Drejtori ekzekutiv i AFK, Vahdet Anadolli, me këtë rast tha se sektori i bujqësisë vazhdon të mbetet ende i pazhvilluar, edhe pse, sipas tij, Qeveria viteve të fundit ka rritur buxhetin për këtë sektor.

Ai tha se Kosova mbetet importuesi më i madh i produkteve ushqimore në Evropë. Andaj, sipas Anadollit ky sektor vazhdon të përkrahet në aspektin e kreditimit nga AFK.

Drejtori i Departamentit për Analiza Ekonomike në Ministri të Bujqësisë, Ekrem Gjokaj, tha se sektori i bujqësisë është një prej sektorëve më të rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në Kosovë.

 

Ai ngriti çështjen e qasjes së fermerëve në kreditim, ku sipas tij, kjo Ministri po vazhdon të krijojë lehtësira në financa me që normat e kredisë vazhdojnë të jenë më të larta prej të gjithë sektorëve të tjera. Sipas tij, normat e kredisë për bujqësi ende vazhdojnë të jenë të larta prej 16 deri 24 për qind.

Shkëndije Himaj nga BQK, tha se Banka Qendrore mirëpret iniciativat për kreditimin e sektorit të bujqësisë.

Sipas saj me krijimin e kushteve për qasje në financa, fermerët bujqësorë zgjerojnë gamën e produkteve në bujqësi.

Sipas Himajt, BQK vlerëson se vetëm 4 për qind e kreditimit është në bujqësi. Kjo sipas zyrtarëve të AFK është për shkak të hendeqeve të mëdha të ndryshme. IFC do ta këshillojë AFK-në, pasi që kjo qendër zhvillon strategjitë dhe mjetet e financimit që do ta mundësojnë që ajo të shtrijë financimin për më shumë firma bujqësore.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...