Foto: Koha

Kryeparlamentari Veseli për vizitë zyrtare në Francë

7 Dhjetor 2016 - 11:00      

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Francë, u njoftua nga Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun të Kuvendit.

Gjatë qëndrimit në Paris, kryeparlamentari Veseli do të pritet në një takim të veçantë nga homologu i tij francez, Claude Bartolone, kryetar i Asamblesë Nacionale të Francës, si dhe do të zhvillojë takime të tjera me personalitete të larta të shtetit francez, transmeton Koha.net.

Po ashtu, kryetari Veseli do të takojë edhe të rinj nga Kosova, të cilët ndjekin studimet në universitetet franceze.

Franca, si një nga vendet mike të Kosovës, i ka dhënë mbështetje të madhe vendit tonë në kohë dhe rrethana të ndryshme, përkrahje kjo e cila pritet të vazhdojë edhe në të ardhmen, si në agjendën ekonomike, ashtu edhe atë euro-integruese.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...