Regjioni Umbria në Itali ofron bashkëpunim e ndihmë për QKUK-un

7 Dhjetor 2016 - 10:45      

Prishtinë, 7 dhjetor - Një delegacion i Kosovës i udhëhequr nga zёvendёsministri i Shёndetёsisë, Izet Sadiku, po merr pjesë nё Konferencën e Regjionit Umbria me vendet e Ballkanit Perëndimor, e cila po mbahet nё Perugja tё Italisë.

Qëllimi i kësaj Konference është ofrimi i bashkëpunimit të vendeve pjesëmarrëse me Regjionin e Umbrias, qё njihet një nga regjionet mё tё pasura nё Itali.

Zёvendёsministri Sadiku gjatë takimeve nё këtë konferencë ka shprehur gatishmërinë e shtetit tё Kosovës pёr tё bashkëpunuar me Regjionin e Umbrias nё forma tё ndryshme. Në takim me pёrfaqёsuesin e Umbrias, z. Giamiero Rasimelli ka diskutuar Marrëveshjën e Bashkёpunimit, e cila do tё përfshijë shёndetёsinë, bujqёsinë, zhvillimin ekonomik dhe kulturёn.

Z. Rasimelli e njoftoi zv/ministrin Sadiku pёr gatishmërinë e Regjionit tё Umbrias pёr tё vazhduar dhe thelluar bashkёpunimin, me theks të veçantë u diskutuan format e bashkëpunimit nё fushën e hemato-onkologjike dhe endokrinologjike ku si shembull u përmend modeli i Shqipёrisё dhe format e bashkëpunimit qё ka ky regjion me Shqipërinë.

Zv/ministri Sadiku bisedoi edhe me pёrfaqёsuesit e Shoqatёs sё Hemoflikёve tё Botёs, me seli nё Perugja, tё cilёt shprehen gatishmёrinë e trajnimit tё stafit tё Klinikёs sё Hematologjisё së QKUK-së dhe ofrimin e Faktorit VIII të kuagulimit, në formë donacionit për pacientët në nevojë.

Sot, zv/ministri Sadiku do tё vizitojë Spitalin e Perugjas pёr tё biseduar pёr fushat e bashkëpunimit me kёtё Qendër Spitalore.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...