Ka ndërruar jetë gazetari Zyhdi Belegu

7 Dhjetor 2016 - 10:32      

Ka ndërruar jetë gazetari shumëvjeçar i RTV Kosovës, Zyhdi Belegu. Me këtë rast Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh ngushëllime për vdekjen e kolegut Zyhdi Belegu.

Komuniteti i gazetarëve në Kosovë është prekur nga lajmi për vdekjen e kolegut Belegu. Në këto momente të rënda bashkëndjejmë me familjen dhe miqtë e tij. Zyhdiu do të mbetet në kujtimin tonë si një profesionist i përkushtuar në punën e tij si gazetar.

Ai do të mbahet në mend përgjithmonë për punën e sinqertë në funksion të informimit të drejtë të qytetarëve, thuhet në ngushëllim.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...