7 Dhjetor 2016 - 08:42
Ky donacion është dhënë me anë të bashkëpunimit të suksesshëm dhe të vazhdueshëm mes “Aksioni për Nëna për Fëmijë” dhe organizatës ndërkombëtare AmeriCares, si vazhdimësi e bashkëpunimit të gjatë me Klinikën e Neonatologjisë. Ky donacion mbulon nevojën kombëtare për vitin 2017, transmeton Koha.net.
Ky ilaç përdoret për foshnjat që përjetojnë probleme të frymëmarrjes, kanë mungesë të surfaktantit – shtresë e lëngshme brenda mushkërive. Bebet zakonisht nuk fillojnë prodhimin surfaktantit deri disa javë pas lindjes. Pa sasi të mjaftueshme të surfaktantit shkaktohet kolapsi i mushkërive dhe foshnjat e parakohshme nuk mund të marrin frymë. Andaj, surfaktanti është thelbësor në parandalimin dhe trajtimin e RDS (Sindromit të Distresit Respirator) dhe redukton shkallën e vdekshmërisë të shkaktuar nga RDS. Gjatë 10 viteve të fundit, donacionet e surfaktantit kanë shpëtuar jetën e 1,800 foshnjave të lindura para kohe dhe me peshë të ulët në Kosovë. AmeriCares, ofruesi më i madh botëror jofitimprurëse për dhurimin e medikamenteve, mundëson shpërndarjen e medikamenteve përmes programit ‘Qasja në Mjekësi’.
Albiona Beha nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, gjatë liferimit të medikamentit pranë Klinikës Neonatologjike në QKUK tha se ndihet e lumtur për sigurimin e këtij furnizimi me medikamentin e surfaktantit edhe për një vit radhazi me misionin për të ndihmuar të lindurit parakohe, thotë.
Ky medikament jetë-shpëtues është dhuruar nga AmeriCares dhe AbbVie në SHBA në partneritet me Aksioni për Nëna dhe Fëmijë. Ardhja e tij në Kosovë është bërë e mundur nga performansat bamirëse të mbajtura në vitin 2016 si ‘Let’s Dance 2’ në Prishtinë, Kosovë, si dhe ‘Meet Us Halfway’ në New York, SHBA.
Aksioni për Nëna dhe Fëmijë është fondacion humanitar që i përkushtohet shpëtimit të jetës së fëmijëve dhe nënave në Kosovë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...