Idrizi: Ka pak lëndë gjyqësore për personat e profilit të lartë

6 Dhjetor 2016 - 23:48      

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi në emisionin Interaktiv të KTV-së, ka thënë se kanë mbetur 153 lëndë të papërfunduara të gjyqësorit, derisa ka shtuar se është një numër i vogël i lëndëve për personat e profilit të lartë.

Idrizi ka thënë se që nga muaji janar i këtij viti ka pasur 383 lëndë, 153 prej të cilave kanë mbetur të pazgjidhura. Në këto lëndë, sipas Idrizit, ka pak persona të profilit të lartë.

“Në bazë të statistikave, kemi 153 lëndë të papërfunduara, përjashtuar të dhënat nga Prishtina. Gjithsej kemi pasur 383 lëndë që prej muajit janar të këtij viti. Në bazë të të dhënave që kemi, nuk mund të themi që në lëndë ka shumë persona të profilit të lartë. Mund të themi se ka persona të profilit të mesëm dhe të ulët. Të lartë ka pak”, ka thënë veç të tjerash Idrizi.

Ai ka thënë se sivjet ka pasur 400 vepra të korrupsionit.

“Deri më tani kemi pasur 400 vepra të korrupsionit, nënkupton se nuk është një numër i vogël. Është edhe një problem që në praktikë mund të ndodhin edhe shumë vepra tjera korruptive, organet kompetente të ndjekjes e kanë të vështirë t’i zbulojnë, apo edhe të mos kenë vullnet që këto lëndë të procedohen në gjykatë”, ka thënë ai.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi në emisionin Interaktiv të KTV-së, duke folur për mbylljen e seancave të rastit të ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit, Sali Mekaj dhe rastit “Stenta”, ka thënë se Ligji i procedurës penale parasheh mbylljen e këtyre seancave gjyqësore.

“Ligji i procedurës penale parasheh mbylljen e seancave gjyqësore, në raste të caktuara. Është aktuale rasti i ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit dhe rasti Stenta. Gjyqtari vlerëson nëse seanca do të jetë e mbyllur. Nëse plotësohen kushtet që gjyqi të jetë i mbyllur. Seancat duhet të jenë publike, por gjyqtari në aktvendim duhet të arsyetojë mbylljen e seancës”, ka thënë Idrizi.

“Te rasti i parë është çështja e integritetin familjar dhe mundësohet mbyllja e seancës. Te rasti i dytë, gjyqtari ka deklaruar se për shkak të numrit të madh të palëve por edhe të prezencës së personave tjerë nuk ka pasur mundësi që t’u jepet hapësirë gjithë personave. Por kjo nuk është arsye që të përjashtohen mediat”, ka thënë ai.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...