6 Dhjetor 2016 - 22:43
"Duke kumtuar se distancohet nga e vendimet e të gjithë përfaqësuesve relevantë politikë në veri të Ibrit se deri në një vendim tjetër. ndërpresin marrëdhëniet me KFOR -in, Jablanoviq e ka dënuar veten e vet me izolim dhe nga sot, sa na përket ne, ai politikisht nuk ekziston",theksohet në kumtesën që e përcjell tanjug.
Në kumtesë, të cilën e kanë nënshkruar ministri i Pushteti Lokal në Qeverinë e Kosovës Lubomir Mariq, përfaqësuesit e administratës lokale në veri të Kosovës: Zoran Todiq, Ivan Todosijeviq, Stevan Vuloviq, Aleksandar Spiriq, Stevan Vuloviq, Vuçin Jankoviq dhe Goran Rakiq, theksohet se tek ata, “ka një kohë të gjatë që shkojnë informata për aktivitetet e tij (Jablanoviqit) të paligjshme, për kontaktet e tij me informatorë të shërbimeve të huaja dhe me Policinë sekrete të Kosovës”.
Më tej theksohet se “ askush s’ka besuar se Jablanoviq do të jetë aq i paturpshëm dhe praktikisht të përkrahë vendimin e KFOR-it që të trafikojë në veri të Kosovës establishmentin politik të Prishtinës që pengon tinin krijimin e AKS-së me çfarë i është dhënë grusht gjithë popullit të këtushëm serb”.
“Nëse kësaj ia shtojmë edhe përpjekjen për instalimin e sistemit shëndetësor e arsimor kundër dëshirës së popullit në komunën e Leposaviqit, për ç’gjë Jablanoviq punon me përkushtim të madh në kohë të fundit, është e qartë se më nuk ka asnjë bazë që ai të paraqitet si përfaqësues i interesave të popullit serb”, thotë ndër të tjera kumtesa.
Dragan Jablanoviq ka kundërshtuar vendimin e prefektëve të veriut që të ndërprenë bashkëpunimin me KFOR-in.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...