Serbët “të shqetësuar që ministri i FSK-së ishte në veri”, paralajmërojnë protestë në BE

6 Dhjetor 2016 - 21:54      

Prefekti i Mitrovicës veriore, Goran Rakiq, ka thënë se është shqetësues fakti që edhe ministri i Forcave të Sigurisë të Kosovës Haki Demolli ka qëndruar në veri, sepse, ka shtuar ai, sipas marrëveshjes nga Brukseli, FSK nuk mund të vijë në këtë pjesë të Kosovës, transmeton Koha.net.

Për këtë arsye, ka thënë ai ,pret që “ bashkësia ndërkombëtare të reagojë për mënyrën se si është organizuar përurimi dhe hapja e urës në Bistricë, të pashembullt e ka quajtur ai, e nëse kjo nuk ndodh, nesër do t’i dërgojë letër të deleguarit BE-së, sepse, sipas tij njerëzit në veri të Kosovës janë të shqetësuar dhe tensionet janë ngritur.

Serbët në veri, sipas fjalëve të Rakiqit që i transmeton që i citon Veçernje Novosti, janë shqetësuar sidomos pse bashkë me Mustafën kishte shkuar edhe ministri i Forcave të Sigurisë të Kosovës Haki Demolli, sepse, ka shtuar ai, sipas marrëveshjes nga Brukseli, FSK nuk mund të vijë në veri: “Për këtë arsye kemi ndër mend t’iu drejtohemi përfaqësuesve të Bashkimit Europian, sepse BE është mentor i këtyre marrëveshjeve. Sikur rastësisht pala serbe të shkelte ndonjë marrëveshje, me siguri deri më tash do të ishte caktuar mbajtja e mbledhja e Këshillit të Sigurimit KB-së”, ka thënë ai.

Pas paralajmërimit të përfaqësuesve të serbëve të Kosovës se do të ndërprenë çdo bashkëpunim me KFOR-in, nga ky mision është kumtuar se do të vazhdojë punojë për të mirën e popullit në Kosovë në përputhje me mandatin e vet.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...