Mustafa i gëzohet rizgjedhjes së Merkelit në krye të CDU-së

6 Dhjetor 2016 - 21:02      

Kryeministri i vendit Isa Mustafa i është gëzuar lajmit që në krye të partisë CDU, Unioni Kristiandemokrat, është rizgjedhur kancelarja aktuale e Gjermanisë Angele Merkel si dhe kandidimit ë saj të sërishëm në postin që e mban.

Mustafa këtë gëzim e ka shfaqur në profilin e tij në Facbook në të cilin ka shkruar:

Familja e madhe e Partive Popullore Evropiane (EPP), ka marrë një lajm pozitiv.

Kancelarja Angela Merkel është rizgjedhur në krye të CDU-së dhe do të kandidojë për një mandat të katërt për Kancelare të Gjermanisë.

Është lajm i mirë që në krye të CDU-së dhe të Gjermanisë, pas zgjedhjeve që do të mbahen vitin e ardhshëm, pritet të jetë sërish Kancelarja Merkel dhe CDU-ja, anëtare e Familjes së EPP-së, ku LDK-ja është anëtare shumë e respektuar.

CDU-ja dhe partitë tjera simotra në EPP, kanë dhënë përkrahje vendimtare për Kosovën në nënshkrimin e MSA-së dhe marrjen e rekomandimit për liberalizimin e vizave, përkrahje e cila do të jetë shumë e rëndësishme për ne, në të ardhmen.

Partitë e qendrës së djathtë në kuadër të EPP-së kanë dëshmuar lidership, zotësi për reforma, garanci për zhvillim dhe integrime gjithëpërfshirëse evropiane si dhe kapacitete për ballafaqim me sfidat bashkëkohore.

LDK-ja është përfaqësuesja më e denjë e këtyre vlerave në Republikën e Kosovës, duke fituar në këtë mënyrë besimin e plotë të anëtarëve të tjerë të EEP-së.

"Shtëpia nuk mbahet pa miq”, thoshte Presidenti Historik, Ibrahim Rugova.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...