6 Dhjetor 2016 - 20:43
Në debatin mbi ballafaqimin me rrënjët e ekstremizmit të dhunshëm, Xharra theksoi se përveç shkaqeve ekonomike, është edhe ideologjia ajo që bëri që shumë kosovarë, në mesin e tyre edhe shumë femra, të nisen për Siri.
“Në fillim, kam besuar që është për shkaqe ekonomike. Është për shkaqe ekonomike, por edhe ideologjike. Disa prej tyre janë edhe fëmijë që pas luftës kanë shkuar për të ndjekur kurse falas të gjuhës angleze dhe të kompjuterëve”, ka thënë ajo.
Xharra theksoi se fillimisht, kur e kundërshtuan këtë frymë, u cilësuan si islamofobë.
“Mbaj mend kur ka pasur kundërshtime se në Kosovë nuk ka vehabizëm, se kur filluam të shkruajmë na thanë jeni gazetarë islomofobë. Shumica i kanë pasur idol pikërisht disa imamë që kanë ardhur prej shteteve arabe”, ka thënë ajo.
Sipas saj, femrat të cilat ndodhen tash atje me vetëdije të plotë e përkrahin luftën në të ashtuquajturin Shtet Islamik.
Tutje Xharra theksoi se do të fillojë hulumtimin edhe për shqiptarët e Luginës, të cilët janë nisur për Siri.
“Ka shqiptarë nga Lugina që kanë shkuar në Siri”, përfundoi ajo.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...