6 Dhjetor 2016 - 20:36
Fatkeqësisht, BIK-u hasi në vesh të shurdhër ndër vite. Kështu u shpreh Vedat Sahiti nga BIK-u në një debat mbi ballafaqimin e rrënjëve të ekstremizmit të dhunshëm në Rubikon të KTV-së.
“Kemi bërë thirrje që të ashtuquajturat xhami të mbyllen dhe të ndalen së funksionuari, por fatkeqësisht kemi hasur në vesh të shurdhër. Për fat të keq, po dëshmohet edhe nga kjo storie dhe nga dëshmitarët okularë dhe prindërit që pikërisht ato kanë qenë vendet, nga të cilat janë ndikuar. Gabimi i madh ka qenë që ato janë lejuar që të funksionojnë”, ka thënë Sahiti.
Sahiti theksoi se ka ngelur vetëm një hapësirë jolegale, e cila shfrytëzohet si xhami.
“Është vetëm një që akoma nuk është mbyllur, është në pjesën e Dragashit”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...