Raport i KTV për përurimin e spitalit të EBA-s në Vushtrri [video]

6 Dhjetor 2016 - 19:30      

Është përuruar rinovimi i spitalit “Sheikh Zayed”, në Vushtrri, investim i fondacionit “Khalifa Bin Zayed Al Nayan”.

Kryeministri Isa Mustafa, tha se ky është hap i rëndësishëm në përgatitjen e infrastrukturës shëndetësore për ofrimin e shërbimeve cilësore.

Ndërsa, ambasadorja e Emirateve të Bashkuara Arabe, në Mal të Zi, Hafsa Abdulla Al Ulama, tha se ndihet e lumtur për inaugurimin e, siç tha, spitalit në shtëpinë e tyre të dytë.

Pas vizitës që iu bënë disa departamenteve në këtë spital, kryeministri Mustafa tha se shëndetësia do të jetë prioritet, por pranoi se buxheti për këtë sektor nuk ka rritje aq të madhe.

Në të kaluarën, ishte raportuar për mungesë stafi në emergjencën e këtij spitali, gjë për të cilën ministri Imet Rrahmani premtoi zgjidhje para vitit të ri.


Raport i KTV për përurimin e spitalit të EBA-s... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...