Edhe një kompani për shpërndarjen e arkave fiskale [video]

6 Dhjetor 2016 - 19:20      

Naftëtarët po vazhdojnë të sfidojnë shtetin, raporton KTV. Për vite të tëra institucionet përgjegjëse nuk arritën t’i detyronin që të fiskalizoheshin, duke i lejuar që të njëjtat të shisnin naftë pa dhënë kupon fiskal.

Andaj u pajtuan që të lejojnë futjen në treg edhe të një kompanie që do të merrej me shpërndarjen e arkave fiskale. E numri i kompanive që nuk janë fiskalizuar nuk është edhe i vogël.

Edhe pse kompania e re e shpërndarjes së arkave fiskale “Service Global EU” mori licencën, e njëjta nuk ka arritur ende të fillojë punën.

Kohavision përgjatë dy javëve vazhdimisht është përpjekur të marrë një përgjigje nga drejtuesit e kompanisë në fjalë, por të njëjtit vazhdimisht i janë shmangur duke gjetur arsyetime nga më të ndryshmet për të mos dhënë detaje se kur do të nisin vendosjen e arkave fiskale.

E njëjta kompani që ka në posedim edhe kompani të shitjes së derivateve të naftës ka nënshkruar kontratë thuajse me të gjitha kompanitë që ishin pjesë e kundërshtimit për të mos u fiskalizuar deri më tani, përfshirë edhe me kryetarin aktual të shoqatës së naftëtarëve që ka kundërshtuar të fiskalizohet deri tash.

KTV-ja ka pasur kontakte me disa kompani që kanë nënshkruar kontratë me të njëjtën kompani të shpërndarjes së arkave fiskale dhe të cilat prapa kamerës kanë konfirmuar se të njëjtës kompani i kanë bërë një parapagim për arkat e porositura, edhe pse ligjet në fuqi nuk parashohin pagesa të pjesshme.
E vetmja gjë që po bën ATK-ja, është shpresa se deri në fund të vitit do të kryhet procesi i fiskalizimit.

 


Edhe një kompani për shpërndarjen e arkave fiskale by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...