6 Dhjetor 2016 - 19:16
Zëvendëskryeministri Branimir Stojanoviq, ministri i Pushteti Lokal, Ljubomir Mariq dhe ministri për Kthim dhe Komunitete Dalibor Jevtiq kanë pezulluar punën që kur Qeveria kishte sjellë para kabinetit Ligjin për Trepçën.
Por, ata besnikërinë e tyre gjatë kësaj kohe kanë vazhduar ta tregojnë për Qeverinë e Serbisë, duke marrë pjesë në shumicën e takimeve që Marko Gjuriq i ka zhvilluar në Kosovë.
Kryeministri i Kosovës ka pranuar se ministrat e qeverisë që ai e udhëheq, nuk i janë përgjigjur ftesës për takim.
Pos kësaj, pa ministra vazhdojnë të mbesin edhe Ministria e Mjedisit dhe ajo e Integrimit Evropian, për të cilën Mustafa thotë se janë në kërkim të një ministri.
Këto veprime, për shoqërinë civile tregojnë pafuqinë që kryeministri ka karshi partnerit të koalicionit, Listës Serbe.
Megjithëkëtë, pagat e tyre janë prej 951 deri në 1 mijë e 108 euro e që për një muaj i kushtojnë buxhetit të Kosovës 3 mijë e 159 euro.
KohaVisioni ka pyetur Ministrinë e Financave nëse janë duke i paguar ministrat serbë, por nuk ka kthyer përgjigje.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...