Çfarë do të ndodhë nesër me peticionin për Astrit Deharin [video]

6 Dhjetor 2016 - 19:13      

Komisioni për peticione i Kuvendit do ta shqyrtojë peticionin me 23 mijë e 774 nënshkrime të qytetarëve që kërkojnë drejtësi për Astrit Deharin, raporton KTV.

Në mesin e 4 kërkesave, është dorëheqja e dy ministrave të Qeverisë, Dhurata Hoxhës e Skënder Hysenit dhe një seancë e jashtëzakonshme plenare.

Por, deri tash shumë peticione që morën mijëra nënshkrime të qytetarëve duke kundërshtuar çështje të ndryshme, herë me iniciativë të opozitës, herë me të shoqërisë civile kanë mbetur tash e sa vite në sirtarët e Kuvendit të Kosovës.

Duke parë këto probleme, vetë anëtarët e komisionit kanë nisur ndryshime nëpërmjet një rregulloreje të brendshme të komisionit sa i përket peticionit, duke tentuar të mos lejojnë më shkelje flagrante, siç thanë ata, që u janë bërë peticioneve.

 


Çfarë do të ndodhë nesër me peticionin për... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...