Ministri Bajrami nuk habitet me mosdijen e nxënësve! [video]

6 Dhjetor 2016 - 19:06      

Testimi i parë ndërkombëtar i nxënësve të Kosovës, edhe njëherë tregoi se sistemi ynë arsimor është larg nivelit të dëshiruar, raporton KTV.

Programi ndërkombëtar për vlerësimin e nxënësve, PISA, i cili organizohet në më shumë se 70 shtete, testoi nxënësit 15-vjeçar në Kosovë.

Arritja mesatare në shkencë doli 378 pikë, që i bie se është 115 pikë nën mesataren e përcaktuar nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, që organizon këtë test ndërkombëtar.

Mesatarja e arritshmërisë në lexim e Kosovës, sipas PISA-s është 347 pikë, apo 146 pikë nën mesataren e OBEZh-it.

Nxënësit në matematikë kanë arritur të marrin 362 pikë, ose 128 pikë nën mesatare të OBEZH-it.

E, ministri Arsim Bajrami tha se ky rezultat nuk është i papritur. Dagmar Fuchs- Schmitz, udhëheqëse e programit në korporatën gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar –GIZ, tha se duhet krijuar reforma të tilla që sa më shpejtë të vërehen ndryshimet. Skandaloz dhe për keqardhje këtë rezultat e ka cilësuar njohësi i Arsimit, Dukagjin Pupovci.
 


Ministri Bajrami nuk habitet me mosdijen e... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...