6 Dhjetor 2016 - 19:02
Derisa zyrtarët më të lartë të Partisë Demokratike, përfshirë kryetarin Kadri Veseli, nënkryetarin Memli Krasniqi e Adem Grabovcin, qëndronin në odën e Naim Bazajt, një ambient ku konsumohej birrë e këndohej muzikë folklorike, dikush ofrohet te dritarja dhe nxjerr pistoletën, me të cilën shtie disa herë. I pranishëm në këtë ambient, ka qenë edhe kandidati i PDK-së për këtë komunë, ish-ambasadori Ramiz Lladrovci.
KTV-ja ka provuar të vë kontakt me thuajse të gjithë të pranishmit në këtë ngjarje, përfshirë kryetarin e Veseli, nënkryetarin Krasniqi, e edhe vetë Bazajn, por nuk ka arritur të marrë ndonjë koment.
Lidhur me videon e publikuar në “Interaktiv”, policia ka hapur rast, që nga prokurori është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. Për partinë më të madhe në vend, fenomeni i përdorimit të armëve të zjarrit nuk është i panjohur. Më 26 shkurt të këtij viti, ditën kur Hashim Thaçi ishte zgjedhur për president të Republikës së Kosovës, nga selia qendrore e Partisë Demokratike të Kosovës ishte shtënë me armë.
Disa ditë më vonë, ishte raportuar se një person ishte vetë-dorëzuar në Polici lidhur me këtë rast.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...