6 Dhjetor 2016 - 18:25
Thaçi me një postim në Facebook, ka shkruar se rezultatet e PISA-s duhet të merren seriozisht, derisa ka shtuar se arsimi në Kosovë është shkatërruar shumë.
“Rezultatet e PISA-s dhe mangësitë e identifikuara në sistemin tonë arsimor duhet t’i marrim me seriozitetin më të madh. Është e vërtetë që arsimi në Kosovë ka pësuar diskriminim dhe shkatërrim shumë gjatë. Pas luftës, urgjente ishte të ndërtojmë shkolla dhe ta përmirësojmë infrastrukturën e përgjithshme edukativo-arsimore”, ka shkruar Thaçi në FB.
Ai ka bërë thirrje për përmirësimin e të gjitha niveleve arsimore në Kosovë.
“Por, tash urgjencë është përmirësimi në të gjitha nivelet i kualitetit të arsimit në Kosovë. Fëmijët tanë duhet t'i përgatisim, t’i bëjmë më të shkathtë dhe më konkurrues me bashkëmoshatarët e tyre nga tërë bota”, ka shkruar ai.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...