“PISA tregon se Ministria e Arsimit ka dështuar...!”

6 Dhjetor 2016 - 18:20      

Deputetja nga radhët e AAK-së, Teuta Haxhiu, që është edhe anëtare e komisionit për Arsim në Kuvendin e Kosovës, ka reaguar nëpërmjet profilit të saj në Facebook, për ranglistën e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, e cila Kosovën e nxjerrë ndër të fundit sipas vlerësimit ndërkombëtar PISA.

Haxhiu ka shkruar :

“U vërtetua ajo që ne nuk e dëshironim por e paralajmeruam.

Testi Ndërkombëtar i Vlerësimit - PISA, e nxjerrë Kosovën ndër më të dobten në Botë.

Në një rang-listë botërore të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, Kosova është e fundit në të. Ne jemi mirë vetëm në krahasim me algjerianët dhe banorët e Republikës Dominikane, sipas vlerësimit PISA.

Kjo situatë nuk është si pasojë që ne nuk kemi potencial të dijes, rinia jonë është e shkëlqyer, por nga fakti se Ministria e Arsimit ka dështuar totalisht ta vendos mësimdhënien në funksion të mesimnxënies, e të përshtatur me kohën dhe nevojën që ka bota moderne.

Ky model i vlerësimit e ka gjetur rininë e Kosovës të papërgatitur, sepse pyetjet që parashtrohen janë krejt të kundërta me atë çka mësojnë nxënësit në Kosovë.

Qeveria e Kosovës, Ministria e Arsimit nuk duhet që fajin e vetë, të mos punës, të tentojnë t'ia hedhin fëmijëve tonë, përmes këtij vlerësimi.

Duke dashtë me e shitë si arritje tuajën për konsum të brendshëm, e dëmtuat Kosovën në sytë e botës.

Do të duhet të mbanit përgjegjësi për ketë dështim!”
 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...