EULEX-i e shënon Javën kundër korrupsion në Kosovë

6 Dhjetor 2016 - 17:32      

Me rastin e javës kundër korrupsionit në Kosovë, EULEX-i, përmes një kumtese dërguar medieve ka theksuar se dëshiron të përsërisë se luftimi dhe ç’është më e rëndësishme parandalimi i korrupsionit janë esenciale për një shoqëri demokratike, transmeton Koha.net.

EULEX-i, përgjatë tërë mandatit të tij me funksionet e tij ekzekutive dhe për fuqizim, ka bashkëpunuar ngushtë me institucionet kosovare për ta trajtuar këtë problem. EULEX-i vazhdon të ofrojë trajnime të specializuara dhe ekspertizë për homologët vendas të tij, në rrugën drejt praktikave dhe standardeve evropiane më të mira.

Shefja e Misionit EULEX Alexandra Papadopoulou theksoi se luftimi i korrupsionit vazhdon të jetë imperativ për institucionet e sundimit të ligjit. “EULEX-i në kuadër të mandatit aktual të tij do të vazhdojë të ofrojë ndihmë për ra përforcuar luftimin e korrupsionit dhe do të ndihmojë në ndërtimin e institucioneve transparente dhe llogaridhënëse në Kosovë. EULEX-i i përkrah të gjitha institucionet të cilat e zbatojnë sundimin e ligjit në Kosovë, dhe në veçanti Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) e cila e luan një rol të rëndësishëm në këtë luftë. AKK duhet të mbrohet nga çfarëdo ndërhyrje në mënyrë që ta përmbush mandatin e saj,” tha Papadopoulou.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...