6 Dhjetor 2016 - 17:02
Hoxhaj, me ambasadoren ka biseduar për thellimin e mëtejshëm të raporteve bilaterale ndërmjet vendeve veçmas në aspektin ekonomik.
Njëherësh, janë konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Turqisë.
Mnistri Hoxhaj e ka falënderuar ambasadoren Kiliç për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të shtetit turk dhënë Kosovës në rrugën e shtetndërtimit, zhvillimit, të njohjeve dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.
“Kosova dhe Turqia kanë marrëdhënie të shkëlqyera mes vete dhe këto marrëdhënie do të vazhdojnë të intensifikohen në vazhdimësi. Ne e falënderojmë Turqinë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm që i jep vendit tonë në shumë fusha prej ekonomisë deri tek njohjet”, ka deklaruar Hoxhaj.
Gjatë takimit Hoxhaj shprehu edhe njëherë keqardhje për incidentin në Konsullatën e Turqisë në Prizren. Të dy, përgëzuan reagimin e shpejtë të Policisë së Kosovës në kapjen e personave përgjegjës, ndërsa incidenti u konsiderua si një rast i izoluar i cili nuk ndikon në marrëdhëniet ndërshtetërore.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...