6 Dhjetor 2016 - 16:25
Kryetari i komisionit Muhamet Mustafa, pasi shprehu konsideratën e tij, si dhe të komisionit ndaj BB-së për ndihmën e vazhdueshme ndaj vendit tonë, i njoftoi mysafirët edhe për trendet e zhvillimit ekonomik në Kosovë.
Me këtë rast, Mustafa vuri në spikamë rritjen ekonomike vjetore, ndërkaq, në vijim foli edhe për sfidat në sektorë të ndryshëm ekonomik. Ndër shqetësimet e ngritura nga kryetari Mustafa me këtë rast, ishte numri i lartë i të papunësuarave në vend.
Mustafa vlerësoi se mbështetja e BB-së ndaj Kosovës është jetike në këtë fazë për vendin tonë, ndërkaq, kërkoi që ajo të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Drejtoresha e BB-së për Evropën Juglindore, Ellen Goldsein, duke iu drejtuar anëtarëve të komisionit, tha: ”Në gjithë Ballkanin Perëndimor, e vetmja mënyrë për të eliminuar varfërinë e skajshme dhe për të promovuar përparimin e përbashkët është nëpërmjet krijimit të vendeve kualitative të punës, si dhe mundësive ekonomike për të rinjtë”. Duke folur për mundësitë e zhvillimit ekonomik të Kosovës, Goldtsein vuri në dukje moshën e re të popullsisë së vendit tonë.
Lidhur me përkrahjen e BB-së ndaj Kosovës, drejtoresha e BB-së për Evropën Juglindore, Ellen Goldstein, tha: Grupi i Bankës Botërore ka qenë një partner i qëndrueshëm i Kosovës në 16 vitet e kaluara, duke e përkrahur rritjen ekonomike dhe rimëkëmbjen e pas-konfliktit, përfshirë edhe gjatë pavarësimit tuaj si shtet.
BB-ja, vijoi Goldstein, që nga viti 2000, ka ofruar, apo menaxhuar rreth 400 milionë dollarë amerikanë për Kosovën, nëpërmjet rreth 40 operacioneve. Kjo përfshin përkrahjen në shëndetësi, arsim, reformën e tokës, bujqësi, sektorin e ujit, sektorin e energjisë, politikat sociale, sektorin financiar dhe sektorë të tjerë.
Në fund të fjalës së saj, drejtoresha Golddstein, siguroi për përkrahje të BB-së edhe në të ardhmen.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...