Kosova e përkushtuar të forcojë partneritetin me Jordaninë

6 Dhjetor 2016 - 15:29      

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot ministrin e Punëve të Brendshme të Mbretërisë së Jordanisë, Salameh Hammad, me të cilin diskutoi për bashkëpunimin e shkëlqyer që të dy shtetet kanë midis tyre, si dhe për mundësitë që mund të shfrytëzohen për zgjerimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi.

Kryetari Veseli falënderoi ministrin Hammad për mbështetjen e pakursyer që mbretëria jordaneze ka dhënë dhe po jep për Kosovën në shumë rrafshe, duke shtruar nevojën që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen, veçanërisht në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës dhe zgjerimin e njohjeve nga vendet islamike, transmeton Koha.net. Kryetari i Kuvendit theksoi përkushtimin e Kosovës për të forcuar më tej partneritetin me Jordaninë, si dy vende mike, në dobi dhe interes reciprok.

Ministri jordanez, Hammad, nga ana e tij, u shpreh i kënaqur me të arriturat e shtetit të Kosovës, ndërsa konfirmoi vazhdimin e përkrahjes nga ana e shtetit që ai përfaqëson. Duke shtruar nevojën e shkëmbimit të vizitave nga delegacione të ndryshme shtetërore të të dyja vendeve, ministri Hammad tha se ekzistojnë mundësi dhe hapësira të shumta për rritjen e bashkëpunimit dhe forcimin e miqësisë midis dy vendeve. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...