Zharku në takimin e 12-të të SEETO-s prezanton masat e parandalimit të aksidenteve

6 Dhjetor 2016 - 15:26      

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, me një delegacion të lartë nga Ministria e Infrastrukturës, po merr pjesë në Takimin e Dymbëdhjetë Ministror të SEETO-s, që po mbahet në Bruksel.

Përmes një komunikate për media thuhet se në sesionin e sotëm të takimit, në të cilin kanë marrë pjesë ministra të transportit të vendeve të Evropës Juglindore, anëtarë të SEETO-s, ministri Zharku ka prezantuar masat, të cilat i ka ndërmarrë Ministria e Infrastrukturës për zvogëlimin e aksidenteve me fatalitet në komunikacionin rrugor.

Ndërkohë, ai ka pasur një sërë takimesh me ministrat pjesëmarrës, me përfaqësues të Komisionit Evropian, përfshirë komisioneren e Bashkimit Evropian për Transportin, Violeta Bulc dhe komisionerin për zgjerim dhe politika fqinjësore, Johannes Hahn, të cilët ia dorëzuan ministrit Zharku Traktatin e Komunitetit të Transportit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...