Thaçi në pullën postare të Maltës [foto]

6 Dhjetor 2016 - 15:17      

Shteti i Maltës ka përgatitur një vizitë shumë madhështore për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron atje me ftesë të presidentes së vendit, Marie Louise Coleiro Preca.

Përveç vendosjes së flamujve të Kosovës në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit Valeta dhe ceremonisë së veçantë presidenciale, shteti maltez është përkujdesur edhe për elemente tjera të shprehjes së mikpritjes për Thaçin, transmeton Koha.net.

Posta e Maltës, ka vendosur një pullë postare, me fotografi të vizitës së presidentit Thaçi në Maltë, ku ai shihet bashkë me Presidenten e Maltës, Marie Louise Coleiro Preca.

Kjo pullë postare, në mënyrë solemne i është dhuruar presidentin Thaçi sot nga e para e vendit të Maltës, presidentja Preca.

Me këtë, presidenti Thaçi sot përmbyll vizitën e tij dyditore në Maltë, ku gjatë qëndrimit ka takuar të gjithë krerët e shtetit maltez. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...